Kazakistani është përfshirë ditën e sotme nga trazira , ku edhe është sulmuar stacioni policor Almaty.  Sipas raportimeve të fundit dhjetëra persona kanë vdekur përfshirë edhe 12 policë. Në sheshin qendror të Almaty që është edhe qyteti më i madh i Kazakistanit ka pasur shpërthime dhe të shtëna armësh, ndërsa automjetet ushtarake u panë duke u nisur drejt sheshit për shkak të përplasjeve të dhunshme.

Sipas mediave të huaja të shtënat janë dëgjuar në zyrën e kryebashkiakut më Almaty, e cila u sulmua nga protestuesit të mërkurën.

Ndërkohë në Kazakistan sipas Ministrisë së Brendshme deri më tani janë arrestuar rreth 2, 000 njerëz në Almaty.

‘Në total rreth 2,000 njerëz u dërguan në stacionet e policisë’, bëri me dije Ministria e Brendshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb