Bizneset e mbyllura momentalisht në Mat nga situata e krijuar nga Covid-19, tashmë janë në vështirësi, por edhe ato biznese që janë lejuar të jenë hapur, po përballen me probleme.

Në këtë kategori bëjnë pjesë dyqanet e vogla e kryesisht në zonat rurale. Rasim Shahini ka një dyqan të vogël ushqimoresh në fshatin Bejn të Klosit.

Ai thotë se situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në vështirësi të mëdha familjet në nevojë. Sipas tij, blerjet me listë janë dyfishuar gjatë një muaji, qoftë për ushqimoret e qoftë për miellin. Shahini deklaron se kjo situatë jo vetëm ka prekur familjet ne nevojë, por edhe ata si tregtarë.

Nga ana tjetër, Rasimi tregon se do të vazhdojë kështu, duke dhënë me listë pasi nuk mund t’i lërë bashkëfshatarët e tij pa bukë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb