TIRANE- Tregtarët nga disa qytete të Shqipërisë janë hedhur sot në protestë në shenjë kundërshtie për ligjin e ri të takimeve.

Të gjithë njëzëri, protestuesit, të mbledhur para Kryeministrisë, kanë kërkuar që ky sektor të formalizohet dhe jo të merren masa shtrënguese në drejtim të tyre, gjë që sipas tyre do t’i çonte në faliment.

Kjo nuk është hera e parë që tregtarët hidhen në protestë, pasi dhe më 13 nëntor ata i bënë thirrje qeverisë për të hequr masat administrative, siç është burgosja apo dhe gjoba ndaj të gjithë biznesmenëve që nuk paguajnë detyrimet tatimore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: