Për analistin Genc Burimi  përmendja e “Trekëndëshit të Bermudës”, Berisha, Meta dhe Rama në Parlament nga Lulzim Basha është një lëvizje guximtare. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 Burimi tha se kjo është lëvizja e fundit e Bashës edhe pse pak e vonuar.

“E reja është që Basha po sulmon edhe Berishën. Përmendjen e kompanive e ka bërë edhe herën e kaluar. Basha e pa që taktika e tij e deritanishme duke shpresuar që cunami i Berishës të kalojë nuk po funksiononte dhee ka ndryshuar ëndrim duke u përballur dhëmbë më dhëmbë me Berishën. “Trekëndëshi i Bermudës” është trekëndëshi i djallit.  Është diçka mjaft e guximshme  dhe e vonuar nga ana e tij. Ai u mbrojt në mënyrë negative në fillim. Është e vonuar dhe fallco që të dalë sot dhe të sulmojë Berishën dhe Metën kur i ka pas aleatë. Është një luftë brenda llojit. Kjo është lëvizja e fundit e Bashës. Basha mund të luajë tek pjesa e intelektualëve të PD-së dhe kartën nëse PD-ja ndahet në dy pjesë nëse Berisha mbledh Kuvendin. Një betejë juridike që fitohet nga Basha. Basha me këtë që ka thënë sot kërkon të vendosë një kufi për sa i përket vlerave në PD”- tha ai.

Ndërsa vettingun e politikanëve ai e ka konsideruar një manovër të Lulzim Bashës.  Sipas tij opozita duhet të fokusohet tek gjendja ekonomike. Ai ka akuzuar qeverinë se nuk bën transparencë me investimet dhe koncensionet ndërkohë që merret borxh për gjëra që nuk sjellin rritje ekonomike.

“Është manovër e Bashës për të evakuuar debatin. Duke qenë se Basha nuk prononcohet nëse do të votojë zgjatjen e komisioneve si bën diversion.  Sot pyetja kryesore ësshtë nëse do të votohet zgjatja e komisioneve. Vettingu i politikanëve është deklaratë pasurie. SPAK të bëjë punën e tij, nuk ka nevojë për vetting politikanësh pasi nuk sjell asgjë të re. Kjo është një humbje kohe, të kalohet tek gjendja ekonomike, tek borxhi. Paratë për qeverinë bien si pika shiu. Marrja e borxheve është interes për t’u paguar më vonë. Ka borxhe që shkojnë deri në 10 vite. Merren borxhe për investime që nuk sjellin rritje ekonomike. Ky njeri bën sot dy aeroporte ku aq Parisi nuk i ka këto këllqe. E ka treguar kontratën me koncensionarin e për aeroportin e Vlorës ky? Nuk e dimë se çfarë përmban”- tha ai.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: