Xhevahir Kapllani nuk do të jëtë më trajner i Erzenit. Ashtu siç u lajmërua mbrëmjen e djeshme, sot është klubi shijakas që ka bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit mes palëve.

Shijakasit falënderojnë Kapllanin për kontributin e dhënë në krye të pankinës së Erzenit. Në njoftimin e bërë në kanalet zyrtare të komunikimit thuhej:

“KF Erzeni njofton se Xhevahir Kapllani nuk do jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë”. Aktualisht Erzeni gjendet në vendin e 8-të të Superiores me 39 pikë, 3 më shumë se Bylis i vendit të 9-të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb