Juventus pas disfatës të martën në “Champions League” kundër Realit është kthyer te fitoret pasi sot ka mundur në transfertë me rezultatin 2-4 skuadrën e Benevento-s.

Falë ‘tripletës’ së Dybala-s dhe golit fantastik të Douglas Costa-s bardhezinjtë e kanë çuar momentalisht në +7 diferencën me vendin e dytë në kampionat që mbahet nga Napoli.

Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë pasi vendasit arritën të barazonin në dy raste, por në fund kualiteti bëri diferencën, me Juven që hedh një hap tejet të sigurtë në luftën për titull kur kanë mbetur edhe 7 javë për t’u luajtur.

Nga ana tjetër asnjë shpresë për Benevento-n e Gjimshitit dhe Memushajt të cilët luajnë takimet e fundit në “Seria A”, pasi rënia tashmë është e padiskutueshme.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: