GJIROKASTËR

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka votuar për kreun e ri të PD-së, teksa iu bëri apel anëtarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre. Shehu tha nga Gjirokastra se procesi po ecën mirë, i rregull dhe se ky shtegtim do na çojë në forcimin e PD-së, konsolidimin e saj, kthimin e saj në një forcë reale në përballje me këtë regjim.

“Sapo votova në Gjirokastër, pasi isha në Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet. Do vazhdoj dhe në qendra të tjera të Gjirokastrës për të parë ecurinë e këtij procesi që po ecën mjaft mirë, krejt i rregullt, krejt i qetë, duke respektuar të gjitha standardet e një procesi demokratik të lirë. Anëtarët e PD-së po votojnë në bazë të vullnetit të tyre për kryetarin e ardhshëm të PD-së, i cili realisht sonte në darkë do të bëhet e ditur se kush do të jetë pasi të numërohen skedat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

Unë uroj gjithë anëtarët e PD-së për gjithë këtë shtegtim të suksesshëm, shpëtimtar për PD-në që ka ndodhur në muajt e fundit. Ky shtegtim i cili do na çojë, padyshim jo vetëm thjesht në formatimin e strukturave drejtuese të PD-së, por në forcimin e saj, konsolidimin e saj, kthimin e saj në një forcë reale në përballje me këtë regjim, i cili duhet shembur ndryshe e ardhmja e Shqipërisë është në një dyshim shumë të madh”, deklaroi Shehu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb