FUSHË-KRUJË- Një shpërthim ka ndodhur gjatë natës në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave paraprake 200 gram tritol i janë vendosur një karburanti në pronësi të 62-vjeçarit Zyhdi Çela, pranë të cilit është edhe një lokal që e kishte dhënë me qira. Mësohet se nga shpërthimi ka pasur dëme të shumta materiale por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Dëmtime kanë pësuar edhe disa automjete të parkuara pranë pikës së karburantit.

Mësohet se ky është shpërthimi i dytë brenda harkut kohor të 20 ditëve në të njëjtin vend. Pronari Çela ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë në zonën ku banon. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka kryer të gjitha procedurat hetimore dhe po punohet për zbardhjen e këtij akti kriminal.

Grupi hetimor dyshon se mund të jetë ndonjë person që në lëvizje e sipër ka hedhur sasinë e tritolit, ndërkohë që po hetohet në disa pista duke përfshirë edhe atë për shkak të detyrës, pasi djali i 62-vjeçarit punon si elektricist.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb