VLORË- 25-vjeçari Ines Hajrulla ndodhet në sallën e operacionit, ku mjekët po bëjnë të gjitha përpjekjet për ta mbajtur në jetë.

Hajrulla është djali i një biznesmeni të njohur në Vlorë, pronar i një lokali të frekuentuar në qytetin bregdetar. “BalkanWeb” siguron foton e 25-vjeçarit, për të cilin, policia thotë se është shtetas me precedentë të theksuar kriminalë.

vlore-pamje-nga-makina-e-shkrumbuar

Mjeti tip “Jeep” me targa AA 298 CL, me drejtues 25-vjeçarin Ines Hajrulla, ka shpërthyer gjatë lëvizjes në lagjen “Hajro Çakërri”, tek zona e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”. Dyshohet se mjetit i janë vendosur 300-400 gram tritol. Policia thotë se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmë mjekësore.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb