Avokati Sokol Hazizaj, thekson në studion e “Open” në News 24, se Sali Berisha nuk është i pandehur dhe se organet e drejtësisë e kanë të vështirë t’i shkojnë deri në fund privatizimit të ish-kompleksit Partizani, pasi vendimet e Këshillit të Ministrave janë kolegjiale. Sipas tij, këto vendime janë subjekt vetëm i Gjykatës Kushtetuese dhe jo gjykatave të tjera.

Mendoj që të tre këta janë pjesë e lëndës së gjykatës së posaçme për shkak se në rrethin e subjekteve është Sali Berisha si ish-kryeministër. Në rast të kundërt, kjo çështje nuk i takonte Strukturës së Posaçme. Së dyti, barra e provës nëse ka ndikuar një kryeministër në optikën time është shumë e vështirë.

Kryeministri ka edhe statusin edhe të deputetit, e dyta vendimi i Këshillit të Ministrave është kolegjial. Vendimet e tij mund të jenë subjekt i Gjykatës Kushtetuese dhe jo gjykatave të tjera. Në akuzën e korrupsionit pasiv, duhet të provosh nëse ka premtuar apo ka dhënë premtime për subjekte siç mund të jetë edhe Malltezi në raste përfitimi personal.

Të tre këto momente, momenti i kompetencës, identifikimi i provës dhe e treta parashikimet ligjore dhe kushtetuese që rregullojnë veprimtarinë e kryeministrit dhe ministrave më duket se e bëjnë të pamundur deri në fund fajësimin. Berisha është person nën hetim dhe nuk është i pandehur. Edhe ndaj personave nën hetim mund të merren masa sigurimi. Të tre subjektet janë në hetim dhe jo në pozicionin e të pandehurit. Në rastin konkret, këtë treshe, Berishën, Malltezin dhe Bekteshin i mban në kompetencë të SPAK-ut vetëm pozicioni i Berishës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb