Policia e Fushë Krujës reagon dhe jep sqarimet e para për tritolin e vënë tek njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë 400 KW e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren. Sipas policisë pas hetimeve u konstatua se shtylla ishte dëmtuar me lëndë eksplozive. Sqarohet gjithashtu se po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI

Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Për ngjarjen ka reaguar më herët edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënëse e Qeverisë Elisa Spiropali. Ajo shkruan në “Twitter” se dihet se kush iu bie shtyllave nga tërbimi i dëshpërimit, e njëjta dorë sipas saj e sherreve dhe rrëmujave. Ndërsa Taulant Balla përmes një postimi në Facebook, Balla tha se aktet e dhunës janë të komanduara nga Basha dhe Berisha, sikurse rikthimi i sotëm tek tritoli ndaj shtyllave të tensionit të lartë, synojnë të nxijnë fytyrën e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb