Një juri në Bruklin, Nju Jork, ka dhënë një vendim historik duke akorduar një dëmshpërblim prej 11.8 milionë dollarësh amerikane në favor të një qytetari shqiptaro-amerikan (lindur dhe rritur ne Shqiperi dhe i emigruar ne Amerike). Ky sukses i jashtëzakonshëm u arrit falë mbrojtjes ligjore të avokatit të njohur shqiptaro-amerikan, Ylber Albert Dauti (po ashtu i lindur dhe rritur ne Shqiperi dhe i emigruar ne Amerike).
Në çështjen gjyqësore “Belli kundër Macquesten Corporation”, pas një beteje ligjore që zgjati mbi një muaj, juria i akordoi klientit shqiptar te perfaqesuar nga avokatit shqiptar shumën 11,827,021.00 dollarë amerikane. Me këtë vendim, juria hodhi poshtë përfundimisht strategjitë dhe taktikat e palës kundershtare, duke vendosur drejtësi absolute për qytetarin shqiptaro-amerikan.
Një Rekord i Rrallë në Drejtësinë Amerikane
Në sistemin ligjor amerikan, vendime të këtyre përmasave (mbi 10 milione dollare) janë jashtëzakonisht të rralla. Ato njihen ndryshe si verdikte nukleare (“nuclear verdicts”) dhe përbëjnë shume më pak se 1% të të gjitha vendimeve gjyqësore në shkallë vendi ne SHBA.
Kjo është hera e parë në Shtetet e Bashkuara që një Juri akordon një dëmshpërblim që kalon shifrën e 10 milionë dollarëve për një shqiptar, i cili përfaqësohej po nga një avokat shqiptar.
Juria rrëzon pretendimet e palës kundërshtare
Gjatë procesit gjyqësor, pala kundershtare përdori çdo mekanizëm për të shmangur përgjegjësinë, duke u mbrojtur me argumente te ndryshme. Ata pretenduan se dëmtimet e shqiptarit në gju dhe në shpinë ishin “probleme para-ekzistuese”. Ata tentuan t’ia faturonin gjendjen e tij shëndetësore stilit të tij të jetesës, duke përmendur mbipeshen (pesha rreth 150 kg) dhe duhanpirjen e tij (3-4 paketa në ditë). Ata pretenduan se problemet emocionale dhe psikologjike te klientit shqiptar e kishin burimin tek trauma qe ai kishte perjetuar gjate trazirave te vitit 1997 ne Shqiperi.
Pa asnjë provë konkrete mjekësore, mbrojtja guxoi të pretendonte përpara jurisë edhe se jetëgjatësia e klientit shqiptar do ishte e shkurter per shkak se ai ishte mbipeshe dhe pinte shumë duhan.
Falë fakteve të paraqitura, argumentave bindese, strategjisë ligjore dhe oratorisë së avokat Dautit, vendimi i jurisë provoi se e vërteta dhe dinjiteti njerëzor triumfojnë mbi çdo keqinformim.
Ky sukses mban vulën e profesionalizmit të avokatit Ylber Albert Dauti, qe vazhdon te lartesoje emrin e komunitetit shqiptar në arenën ndërkombëtare të drejtësisë.
