Një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar paraditen e kësaj të hëne në periferi të qytetit të Cërrikut, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me ferra, shkurre dhe një parcele me ullinj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për shkak të temperaturave të larta dhe erës, flakët u përhapën me shpejtësi, duke marrë përmasa të mëdha brenda një kohe të shkurtër dhe duke rrezikuar seriozisht edhe një banesë që ndodhej pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat ndërhynë me shpejtësi dhe u angazhuan maksimalisht për vënien nën kontroll të flakëve. Falë ndërhyrjes së tyre në kohë, u bë i mundur izolimi i vatrës së zjarrit, duke parandaluar përhapjen drejt banesës dhe zonave të tjera përreth.

Si pasojë e zjarrit u dogjën ferra, shkurre dhe një parcelë me ullinj, ndërsa banesa e rrezikuar u shpëtua pa pësuar dëmtime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb