Mediat britanike shkruajnë se trupi i një viktime të Covid-19 u hodh nga ura në lumë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Indi, ku numri i lartë i të infektuarve dhe kapacitetet e limituara të spitaleve kanë shkaktuar kolaps në të gjithë shtetin, me mijëra viktima, raporton Daily Mail.

https://youtu.be/iexY4pWb-Xg

Në video, duken dy persona që hedhin një kufomë në lumë. Policia ka identifikuar dy personat dhe i ka arrestuar pas hedhjes së trupit të viktimës në lumin Rapti në Balrampur, Uttar Pradesh.

Në bazë të ligjit të Covid, trupi i viktimës u dorëzua te të afërmit e tij për djegie por ata në vend të kësaj zgjodhën që të hidhnin kufomën në lumë. Shumë krematoriume janë mbingarkuar me numrin e madh të vdekjeve nga virusi dhe familjeve u është lejuar të kryejnë djegien në shtëpi.

India ka luftuar një valë të tretë serioze të koronavirusit gjatë muajit të fundit, dhe megjithëse numri i rasteve ka filluar të bjerë, vendi përballet me një rritje të numrit ditor të vdekjeve për javët në vazhdim.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb