LUSHNJE- Një shpërthim eksplozivi është regjistruar gjatë natës në Lushnjë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:45, në lagjen “18 Tetori”.

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se mjeti tip ‘Golf’ në pronësi të 20-vjeçarit Arbër Shurdhit me targa AA 430 FY ishte parkuar para banesës së tij.

Të njëjtat burime sqaruan se eksplozivi ishte vendosur mbi kofanon e mjetit, ndërsa thuhet se ka qenë e ndezur me një fitil. Mësohet se nga shpërthimi fatmirësisht ka pasur vetëm dëmtime të rënda.

Ndërkohë, deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe faktit nëse i riu ka konflikte me ndonjë person.
Sakaq, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb