Edhe pse para se të fillonin ndeshjet e sotme të Seria A, Milan ose Juventus diskutohej nëse do të kapnin një vend në Ligën e Kampioneve, të dyja skuadrat e kanë siguruar eventin më të rëndësishëm europian.

Kjo falë faktit se Napoli nuk arriti më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi me Veronën, duke dalë jashtë zonës së Ligës së Kampioneve.

Ishte Kessie, që u bë hero i Milanit në fitoren e rëndësishme, kurse për Juven shënuan Morata (2), Chiesa dhe Rabiot.

Kurse, Napoliit nuk i mjaftoi goli i Rrahmanit, pasi Verona barazoi me anë të Faraonit.

Kështu, Interi fitoi kampionatin e Seria edhe zyrtarisht, pasi matematikisht e kishte siguruar atë.

Intert e mbylli kampionatin me 91 pikë, pasuar nga Milani me 79 pikë, më pas Atalanta me 79 dhe Juventus po me kaq pikë.

Ndërsa, Napoli ka bërë gafën më të madhe, duke marrë një pikë në ndeshje të fundit, duke dalë nga Liga e Kampioneve në vitin e ardhshëm, e përfunduar kampionatin në vendin e pestë me 77 pikë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb