Numri 1 i tenisit, Novak Djokovic ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Djokovic mori pjesë në një event tenistik Adria Tour ku u infektuan Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki.

Djokovic ishte në pritje të testit pro tashmë edhe ai është në serinë e tenistëve që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në fakt Djokoviç refuzoi të mbrohet nga koronavirusi dhe menjëherë pas lirimit të masave organizoi Adria Tour, një event tenistik i cili u zhvillua në Beograd të Serbisë dhe Zadar të Kroacisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb