Heather Nauert është zgjedhur në postin e ambasadores së SHBA-së në Kombet e Bashkuara. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump  zgjodhi Heather Nauert e cila mbante postin e zëdhënëses së Departamentit të Shtetit

Trump e bëri njoftimin për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Nauert, ish-moderatore dhe korrespondente e televizioneve ABC dhe Fox News, do të pasojë Nikki Haleyn, e cila ka njoftuar në tetor se do ta lërë postin në OKB në fund të vitit.

“Ajo është e shkëlqyeshme. Ajo ka qenë me ne për kohë të gjatë”, u ka thënë Trump gazetarëve më 1 nëntor, kur ka njoftuar se po shqyrton emërimin e Nauertit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb