Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se Irani nuk do të marrë lehtësim nga sanksionet në këmbim të heqjes dorë nga uranium i pasuruar. Komentet e tij vijnë ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Irani përpiqen të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit që ka përfshirë Lindjen e Mesme për tre muajt e fundit.
“Jo, jo, aspak. Asnjë heqje e sanksioneve, jo”, tha Trump për PBS News gjatë një bisede të shkurtër telefonike kur u pyet nëse marrëveshja aktuale do të thoshte që Irani do të hiqte dorë nga uraniumi i pasuruar në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Gjatë një telefonate fundjave me një numër vendesh arabe , përfshirë Arabinë Saudite, Jordaninë, Egjiptin dhe të tjera, Trump tha se duhet të jetë e detyrueshme për to që t’i bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit.
