Autoritetet shëndetësore në Kinë bëjnë thirrje për një regjim testimi më të fuqishëm dhe më të rreptë ndaj koronavirusit.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha se të gjitha lokalitetet duhet të përmirësojnë aftësitë e tyre të testimit, përfshirë ato në vendkalimet kufitare, dhe të raportojnë çdo informacion epidemik në kohën e duhur.

Koronavirusi i ri u shfaq për herë të parë në Kinë, në fund të vitit të kaluar, shkruan Rel.

Më 19 prill ky vend, raportoi 12 raste të reja, shifër kjo më e ulëta që nga 13 marsi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Kinën të shtunën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e koronavirusit.

“Ka mundur të ndalet në Kinë para se të fillojë përhapjen, e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj”, tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trumpi dhe disa zyrtarë të lartë amerikanë kanë akuzuar Kinën për mungesë të transparencës pas shpërthimit të virusit në Vuhan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb