Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon ka deklaruar se Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump nuk duhet të vizitojë vendin për të luajtur golf.

Mediat amerikane raportuan se Trump ka planifikuar të luajë golf në Skoci ditën e betimit të Biden si President i SHBA. Kjo nuk është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë gjithsesi.

Skocia sapo ka hyrë në Lock-Down, dhe Sturgeon e ka këshilluar tashmë Trump-in mos udhëtojë për çështje jo të domosdoshme. Gjithsesi Presidenti në detyrë ka dy resorte golfi në Skoci, saktësisht në Ayrshire dhe Aberdeenshire.

(BalkanWeb_

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb