Edhe pse SHBA po përballet me një rast të paprecedentë ku ish-presidenti Donald Trump do të përballet me rreth 30 akuza, ndër të cilat dhënia e rryfshetit për të fshehur marrëdhëniet e tij jashtëmartesore.

Pavarësisht kësaj, në një deklaratë të përditshme, Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur të heshtë në lidhje me akuzën dhe arrestimin e Trump në Nju Jork.

Konferenca e sotme e përditshme për shtyp filloi me çështje të tjera – kryesisht pranimi i Finlandës në NATO.

Megjithatë, shpejt erdhi pyetja e parë në lidhje me aktakuzën e Trump.

“Ky është një rast në zhvillim dhe ne thjesht nuk do të komentojmë. Presidenti do të përqendrohet te populli amerikan, siç bën çdo ditë,” tha sekretarja e shtypit Karine Jean-Pierre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb