SHBA-Kandidati Republikan për president të Shteteve të bashkuara Donald Trump deklaroi se presidenti aktual Barak Obama, por edhe Shtetet e bashkuara urrehen në të gjithë botën.

“Bota e urren presidentin tonë. Bota na urren ne. E shikoni çfare po ndodh me Filipinet. Pas kaq shume vitesh pranë nesh, ata tashmë po hidhen ne krahët e Rusisë dhe Kinës, sepse nuk ndihen mirë pranë një Amerike të dobët” deklaroi Trump në Johnstown të Pensilvanise.

Trump nuk u kursye me kaq, ai sulmoi edhe zonjën e parë Mishele Obama, që sipas tij e kalon kohën duke bërë fushatë për Klinton.

“Ne kemi një president. Ai dëshiron vetëm të bëje fushatë. Gruaja e tij, edhe ajo dëshiron vetëm të bëjë fushatë. E kuptoj sa shumë e do ajo Hillary Klintonin. Po a nuk ishte ajo qe thoshte per Klinton: Nëse nuk kujdesesh dot për shtëpinë tënde, si mund te kujdesesh për Shtëpinë e bardhë dhe për të gjithë Amerikën? Këtë nuk po e dëgjoj me nga ajo”.

Dy kandidatet do t’i kalojnë 18 ditët që kane mbetur përpara zgjedhjeve presidenciale ne fushatë, për të bindur votuesit e pavendosur.
Sipas mediave ndërkombëtare, fushatat do te përqendrohen ne Ohajo, Karolinen e Veriut, Florida dhe Pensilvani.

Votuesit do të shkojnë ne zgjedhje të martën e 8 nëntorit për te zgjedhur presidentin e 45 te Shteteve te Bashkuara. Presidenti i ri do te bëjë betimin, ose siç njihet ndryshe me termin e përdorur në Shtetet e Bashkuara, Inaugurim me 20 Janar 2017.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb