Volodymyr Zelensky ka e cilësuar ushtrinë ruse si “më barbaren dhe më çnjerëzen në botë” dhe tha se vendi do të njolloset “si një burim i së keqes absolute për breza”.

Zelensky, në një fjalim vonë gjatë natës iu drejtua mombit të tij, duke thënë se ushtria e Putinit ka “vrarë qëllimisht civilë” me armë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar dhe se sapo të dalë në dritë qëllimi i plotë i “krimeve të tyre të luftës” “një pasaportë ruse do të thotë vetëm një gjë në çdo vend: Dënim pa mëdyshje nga të gjithë njerëzit e denjë.’

Presidenti lavdëroi forcat e tij të armatosura dhe popullin për rezistencën ndaj pushtimit, ndërsa luftimet po hyjnë sot në ditën e 55-të Ai i bëri thirrje aleatëve perëndimorë të Ukrainës që të dërgojnë më shumë armë në mënyrë që të sigurohet që ushtria ruse të mposhtet.

Nëse Ukraina do të kishte akses në të njëjtat lloje të armëve që përdor Rusia, tha Zelensky, atëherë ‘do ta kishim përfunduar tashmë këtë luftë’. Vetëm Perëndimi është në gjendje të sigurojë armë të tilla, shtoi ai.

Ai foli pasi ushtria ukrainase tha se kishte arritur të zmbrapste përparime të shumta ruse në rajonin lindor të Donbasit të martë.

Inteligjenca ushtarake britanike tha se Moska goditi më shumë se 1200 objektiva me bomba dhe artileri në një shtrirje prej 300 miljesh të vijës së frontit pranë Donetsk dhe Luhansk. Ndërkohë që po përpiqet që të depërtojë në mbrojtjen ukrainase, por vazhdon të vuajë ‘sfida mjedisore, logjistike dhe teknike’ të këtij lloji që pengoi përpjekjet e saj për të marrë Kievin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: