Sot në Tryezën për Reformën Zgjedhore është miratuar dhe kalendari apo axhenda e punimeve për produktin final të dakordësuar.

Opozita dhe mazhoranca bashkë kanë përcaktuar disa data deri në 15 mars për të diskutuar propozimet mbi temat e caktuara.

Ndërkohë një pikë interesante është dhe se në kalendarin e punimeve është përfshirë edhe sistemi zgjedhor, ku 25 shkurti është përcaktuar si datë vetëm për propozimet lidhur me sistemin si dhe diskutimet lidhur me të.

Një pikë e 13-të e cila i është shtuar kalendarit të punimeve është dhe votimi nga jashtë pra vota e emigrantëve.

KALENDARI I PUNIMEVE

Metodologjia e Reformes Zgjedhoreprioritetet, axhenda dhe organizimi i punes

Reforma zgjedhore duhet te mbyllet brenda dates 15 mars 2020. Koha e shkurter ben te domosdoshme qe ceshtjet per debat te vendosen ne rend prioritar me afate te qarta. Per kete sherbejne rekomandimet e ODIHR. Kalendari i temave qe duhen trajtuar nga grupi i kater perfaqesuesve politike dhe ekspertet, sipas autorizimit nga Keshilli Politik, paraqiten si me poshte:

Parakusht qe keto masa te jene efikase, eshte krijimi i nje fushe loje te barabarte nepermjet zbatimit te plote te parimit te “ndarjes se shtetit nga partite politike” ne perputhje me. Angazhimin e OSBE-se te parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit te Kopenhagenit.
Ne menyre qe reforma te konsiderohet si e suksesshme nga ODIHR, ajo duhet qe te trajtoje sa me gjeresisht rekomandimet e ODIHR.

Disa çeshtje mund te kerkojne me shume kohe, si çeshtja e referendumeve dhe ligji per financimin e partive politike apo mund te prekin kushtetuten dhe kerkojne nje debate me te gjere apo rruge miratimi tjeter. Pavaresisht prioriteteve te shprehura nga palet, grupi i eksperteve duhet te filloje menjehere nga puna per ceshtjet per te cilat palet bien dakord se duhen trajtuar me prioritet ne menyre te menjehershme, nderkohe qe ceshtjet e tjera mbeten per t’u diskutuar me tej ne nivel politik ne Keshillin Politik dhe/ose grupin katersh te
perfaqesuesve politike.

Tema Afati
Propozime per parandalimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore,
perfshire masa per rolin e policise, prokurorise dhe gjykateve ne procesin
zgjedhor kunder shitblerjes se votes, presionit mbi zgjedhesit dhe
administraten, cenimit te sekretit dhe lirise se votes dhe abuzimi me
burimet shteterore;

10 shkurt 2020
Ndarja e politikes nga krimi, nepermjet forcimit e zbatimit te procesit
te dekriminalizimit me masa shtese

10 shkurt 2020
Propozime per perfshirjen e teknologjise ne zgjedhje. 20 shkurt 2020
Propozime per financimin e fushates zgjedhore, si dhe financimin e
partive politike jashte fushates.

15 shkurt 2020
Propozime ne lidhje pergatitjen e listave te zgjedhesve, pajisjen me
karta ID, si dhe parandalimin e votimit fiktiv te emigranteve.

5 shkurt 2020
Propozime per rolin e mediave ne fushate. 15 shkurt 2020
Propozime per parandalimin e abuzimit me burimet shteterore dhe
administraten publike ne periudhen zgjedhore.

15 shkurt 2020
Propozimet mbi panshmerine e administrates zgjedhore ne te gjitha
nivelet

1 mars 2020
Propozime per sistemin e ankimmeve gjyqesore dhe administrative

25 shkurt 2020
Propozime per sistemin zgjedhor.

10 mars 2020
Propozime per votimin nga jashte vendit.

1 mars 2020
Ceshtjet qe lidhen me barazite gjinore, regjistrimin e subjekteve,
periudhen zgjedhore

3 shkurt 2020
Ceshtje te tjera teknike qe reflektojne ndryshimet e imponuara nga
pikat e mesiperme

15 mars 2020
Ekspertet e Komisionit i Reformes Zgjedhore kane hartuar draftet per nje pjese te madhe te ceshtjeve te parashikuara ne kalendar por qe nuk reflektojne komentet dhe propozimet e opozites jashteparlamentare apo qe nuk jane dakordesuar me te. Per kete qellim per te gjitha ceshtjet ne kalendar perfaqesusesit e opozites jashte-parlamentare duhet te sjellin propozimet ne forme te drafteve ligjore dhe zgjidhjeve alternative te mundeshme dhe ne perputhje me standarded e ODHIR per zgjedhje te lira e te ndershme. Ne kete aspekt duhet shfrytezuar puna e bere ne draftim deri me sot nga ekspertet e opozites. Per ceshtjet qe do te kete dakordesi te plote dhe te pergatitura ne nivel teksti ligjor te dakordesuar, draftet do te dergohen per opinion paraprak tek ODHIR.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb