Me rastin e 15 marsit, Ditës Botërore të Mbrojtjes së Konsumatorit, Qendra Alert dhe Qendra Konsumatori shqiptar organizuan tryezë bashkëbisedimi mbi rolin e shoqërisë civile në mbrojtjen e konsumatorit, si një sfidë kryesore e shtetit shqiptar.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit parashikon detyrimin e Shtetit shqiptar, jo vetëm në hartimin dhe miratimin e një kuadri ligjor në përputhje me Acquis të BE, por krijimin e strukturave administrative efiçente.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës Alert Granit Sokolaj prezantoi gjetjet mbi anketën e realizuar në rreth 1300 persona, mbi të drejtat e konsumatorit, rolin dhe mbrojtjen e tyre.

Drejtoresha e Qendrës Konsumatori Shqiptar Ersida Teliti tha se është e nevojshme që t’i kushtohet më shumë vëmendje konsumatorit dhe mbështetje sipas kuadrit ligjor në fuqi. Gjatë takimit, u prezantua edhe nismës për Linjën e Konsumatorit, si pjesë e qendrës Alert.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb