Ish-deputeti i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar për mikrofonin e Neës24 nga protesta që po mbahet para bashkisë së Tiranës se tubimet e protestuesve do të vijojnë.

Ai u shpreh se protestat e nisura disa javë më parë do të përmbyllen vetëm me dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Ka 8 muaj që kam depozituar dokumente për inceneratorin e Tiranës në SPAK. Vetëm sot pas presionit SPAK u kujtua të marrë një bandit që është kapur në flagrancë për ta marrë në pyetje Një njeri që në mënyrën më absurde, u mor  orë në pyetje doli pa turp dhe tha takova kolegët e mi dhe pata një bisedë mes kolegësh. Nuk e di nëse të shesësh shokët e ti çosh në burg për të shpëtuar veten quhesh bashkëpunëtor. Ky individ ka vjedhur 132 mln euro me inceneratorin, mbi 60 për biznesin e dherave dhe 30 mln me bandën e tij 5D. Ne do të jemi këtu sërish, do vijojmë protestat. Është e pafalshme që të mbahet një hajdut i tillë në zyrën e kryebashkiakut. Fundi i protestave do të jetë dorëheqja e Erion Veliajt”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb