Hakim Ziyech është rikthyer në modë në Milano. “Djalli” vijon të ndjek nga pranë sulmuesin maroken, në fakt e kërkuan me insistim edhe verën e shkuar por pa mundur ta konkretizojnë.

Anësori e ka të vështirë të gjejë hapësira në radhët e Chelsea, një arsye më shumë për të ndryshuar ambient, fundja e kërkojnë fituesit e Serie A. Milan ka nisur punën për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të vënë në jetë një operacion të tillë, po përpiqen të gjejnë formulën e duhur për të veshur kuqezi Ziyech.

Milan
Milan

Sipas mediave italiane, vetë lojtari i ka dhënë pëlqimin e tij për një transferim në Milano.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: