Trajneri i Bayern, Tomas Tuchel iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes së kthimit në gjysmëfinalen e Champions ndaj Realit.

“Nuk kemi folur për mitin e Realit të Madridit, për të mos e ndërlikuar më shumë. E dimë që është një nga stadiumet më të vështirë për të fituar, por asgjë nuk është e pamundur. Patëm një ndeshje të parë të mirë, por nuk fituam.

Duke qenë se luan në shtëpi, Reali i Madridit ka 51% shans për të fituar. Është një nga klubet më të mëdhenj të botës, por edhe ne jemi një klub me shumë traditë në Europë. Do të jetë një gjysmëfinale madhështore nesër. Do të luajmë për të shkuar në “Uembli” nesër, asgjë tjetër. Nuk luhet një gjysmëfinale për t’u shijuar, por për të shkuar në finale” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: