TIRANË

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e shikon arkeologjinë, sidomos atë nënujore si një pjesë të pazbuluar të turizmit shqiptar. E ftuar në edicionin special të “Dritare” në News24 të zhvendosur tashmë në “Prestige Resort” në Golem, Margariti deklaroi se Shqipëria ka ende shumë për të ofruar për turizmin.

“Kemi ende shumë për të ofruar. Janë shtuar anijet turistike por nuk janë shtuar pikat e zhytjeve nënujore. Ne si ministri kemi shumë kërkesa për arkeologët nënujorë. Arkeologjia është ende një pjesë e pazbuluar. Janë të gjitha atraksione që duan kuptohet edhe një kornizë të fortë ligjore por janë potenciale të fshehura që ne kemi”, tha ministrja e Kulturës.

Duke folur për Sazanin dhe atë çfarë ofron, Margariti tha se një nga idetë është rijetëzimit përmes rezidencave të artistëve.
“Një nga idetë më të bukura që na janë shfaqur për Sazanin është rijetëzimi përmes rezidencave të artistëve. Sazani ka shumë për të treguar dhe vetëm vizitorët e përditshëm janë vlerë e shtuar”, u shpreh ministrja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb