Recete nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr kunguj
2 patëllxhanë
4 speca
2 domate të pjekura
1 lugë salcë domatesh koncentrat
2 qepë të thata
Vaj ulliri/kripë/piper
Majdanoz/Nenexhik/Rigon
Djathë i bardhë

Përgatitja

Perimet i presim në copa të mëdha dhe i vendosim me vaj ulliri të piqen pak.
Në tigan skuqim domatet e grira bashkë me salcën dhe pasi janë skuqur shtojmë perimet të gatuhen bashkë. Shtojmë erëzat dhe në fund pak djathë të bardhë nga lart.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: