I braktisur thuajse tërësisht nga mosha e re në rrugët e fshatit Popcisht të bashkisë Maliq sheh vetëm të moshuar që ndihen të vetmuar por edhe të përmalluar për fëmijët e tyre të cilët kanë ikur drejt destinacioneve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për një jetë më të mirë.

Fshati që sot është pothuajse bosh dikur numëronte rreth 150 shtëpi të banuara e sot ky numër është ulur ndjeshëm duke shkuar vetëm në 24 shtëpi. Të moshuarit që kanë mbetur thonë se janë të pashprese se një ditë fëmijët e tyre do të kthehen në vendin e lindjes pasi largimin masiv e lidhin pikërisht me papunësinë.

Sipërfaqet e mëdha të tokave punohen gjithnjë edhe më pak në këtë fshat duke bërë që edhe ekonomia të bjerë ndjeshëm pasi burimi i të ardhurave të banorëve të fshatit Popçisht lidhen me bujqësinë por edhe blegtorinë. Varfëria, papunësia dhe mungesa e shpresës për të ardhmen janë disa nga faktorët përse të rinjtë janë larguar nga ky fshat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: