Deputeti Petrit Vasili, në fjalën e tij në parlament deklaroi se është një turp i madh për ata që votuan për marrëveshjen e 2008.

Vasili theksoi se Zgjedhorja është mësim sesi nuk duhet bërë një Komision.

“Duhet të kenë turp për ata që votuan më 2008. Komisioni për Reformën Zgjedhore hyn në faqen e zezë të parlamentit.

Sallën e Kuvendit e qeveris rregullorja dhe jo përdorimi i shprehjeve të tilla si për paqen e luftës etj. Zgjedhorja është mësim sesi nuk duhet bërë një Komision”, u shpreh Vasili.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: