Një roje burgu vdiq pas shpërthimit të një pajisjeje artizanale, e vendosur në një autobus që po transportonte gjithashtu oficerë të tjerë, në rrethin Osmangazi të Bursës (në Turqinë veriperëndimore).

Këtë e bëri të ditur prefekti Yakub Canbolat, sipas të cilit pajisja mund të jetë shpërthyer falë një telekomande.

Katër roje të tjerë të burgut u plagosën, duke përfshirë një në gjendje të rëndë.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb