Forcat turke të sigurisë kapën 135 kilogramë marihuanë në vendet e fshehta të grupit terrorist PKK/YPG në provincën lindore Bingöl.

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë njoftoi se droga u sekuestrua gjatë kontrolleve të 13 lokacione të ndryshme të strehimit dhe në zonat rurale të qarkun Genç, si pjesë e operacioneve anti-terroriste Yildirim, të cilat aktualisht janë duke u zhvilluar.

Në kumtesën e ministrisë gjithashtu thuhet se gjatë aksioneve u sekuestruan gjithashtu edhe rreth 900 plumba të kalibrit 7.62 mm, një eksploziv i improvizuar, si dhe ushqim dhe furnizime shëndetësore që i përkisnin grupit terrorist.

Që nga fillimi i operacioneve Yildirim më 13 korrik, janë neutralizuar të paktën 148 terroristë, janë arrestuar 77 bashkëpunëtorë të terroristëve, janë shkatërruar më shumë se 455 shpella, strehimore dhe një numër i madh i armëve dhe municioneve. Gjithashtu është sekuestruar një sasi e madhe e drogës, që është një nga burimet kryesore të të ardhurave për grupin terrorist PKK.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” në deklaratat e tyre që nënkupton se terroristët janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb