GREQI

Vetëm një ditë pasi Turqia vendosi të dërgojë trupa ushtarake në Libi në mbrojtje të qeverisë së al- Sarraj, kundërshtari i tij Khalifa Haftar ka udhëtuar drejt Greqisë.

Gjenerali  i cili po drejton ‘puç’-in kundër qeverisë aktuale në Libi ka zgjedhur pikërisht ‘armiqtë’ e Turqisë, Greqinë për t’i kërkuar ndihmë.

Haftar ka takuar ministrin e jashtëm Nikos Dendias si dhe kryeministrin Mitsotakis të cilët prej kohësh kanë dalë kundër marrëveshjes së kufijve detarë Turqi- Libi në detin e Mesdheut.

Duket se Haftar po përfiton nga armiqtë që po krijon qeveria e al- Sarraj duke i bërë miq. Ky takim madje vjen pak para se gjenerali libian të marrë pjesë në Samitin e Berlinit.

Pas Egjiptit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Haftar kërkon të bëjë mik Greqinë dhe pse nuk dihet nëse këta të fundit do të çojnë ose jo trupa ushtarakë aty.

Pas 9 muajsh luftimesh, Libi nënshkroi javën e kaluar një armëpushim i cili është thyer më shpejt nga ç’pritej pasi Haftar në Moskë nuk nënshkroi marrëveshjen e paqes me al- Sarraj në një takim të iniciuar nga Putin dhe Erdogan. Pas këtij veprimi, Erdogan deklaroi se do i jepte një mësim të mirë, dhe dje vendosi të dërgojë trupa ushtarakë në Libi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb