TURQI-Ushtria turke ka thënë se ka rrëzuar një aeroplan të paidentifikuar në hapësirën e saj ajrore, pranë kufirit me Sirinë.

Përmes një deklarate të shkruar, ushtria ka thënë se avioni nuk u është përgjigjur tre paralajmërimeve dhe më pas është rrëzuar në përputhje me rregullat ushtarake të Turqisë.

Agjencia Reuters raporton se, aeroplani ka qenë i teledirigjuar.

Turqia është ankuar vazhdimisht se avionët rusë, që kryejnë sulme ajrore në Siri, shkelin hapësirën e saj ajrore.

Agjencia ruse e lajmeve RIA-Novosti ka cituar burimet ushtarake të Rusisë të kenë thënë se të gjithë avionët rusë në Siri janë duke operuar ashtu siç ka qenë e planifikuar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: