TIRANE

Një  incident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në bodrumet e godinës së Ministrisë së Brendshme.

Burime zyrtare pranë ministrisë bëjnë me dije se rreth orës 20:45, Shërbimet e Sigurisë kanë konstatuar tym në bodrumin e kësaj ministrie, ndërsa si dëm material raportohet vetëm dëmtimi i një stabilizatori të energjisë elektrike.

Ndërkohë ekspertët ende po punojnë për të përcaktuar shkaqet e dëmtimit.

“Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike. Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet. Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht.”, -njofton Ministria e Brendshme.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb