Nuk ka më asnjë dyshim, Mauricio Pochettino nuk do të jetë më trajneri i PSG.

Pavarësisht se tekniku argjentinas insistoi për të respektuar kontratën, sipas L’Equipe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjidhur kontratën me konsensus, sigurisht kundrejt një dëmshpërblimi të majmë që nuk bëhet i ditur.

Gjithnjë sipas të përditshmes franceze, njoftimi zyrtar do të vijë këtë të premte. Vendin e Pochettinos pritet ta marrë Christophe Galtier, as në këtë pikë L’Equipe nuk ka asnjë dyshim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: