Largimi i Cristiano Ronaldos nga Manchester United mund të jetë më i bujshmi i kësaj vere. Të shumta janë thashethemet për sulmuesin e njohur portugez, teksa fjalët nuk kanë kaluar pa u dëgjuar edhe nga bashkëkombasi i tij te “Djatë e Kuq” Bruno Fernandes, që ka dhënë mendimin e tij për Record.

“Situata e Cristiano Ronaldos? Kam folur me të javë më parë, kështu që pres të takoj Cristianon në ditën e katërt të stërvitjeve parasezonale – dhe nuk ka asgjë tjetër.Unë nuk mendoj se Manchester Unitedi është i hapur për të humbur një lojtar kaq të madh sa Cristiano” – tha Bruno Fernandes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb