Gazetari i njohur shqiptar, Sokol Balla, që botoi sot në 10-vjetorin e “21 Janarit” librin e tij “Dëshmia e puçit”, kushtuar ngjarjeve tragjike të 21 janarit 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që tronditën vendin pasi në protestën e opozitës së asaj kohe u vranë 4 persona.

Në prezantimni e librit të botuar nga UET Press, gazetari i njohur sjell fakte të panjohura, të vërteta siç thotë, por shpesh teksa shkruante thotë se ka pasur dilema nëse vërtet ai po shkuante si një “puçisit” siç u akuzua nga ish-kryeministri Sali Berisha apo si gazetar që po tregonte të vërtetën që dinte.

“21 Janari besoj që është një ngjarje kulminante në gjithë epokën e tranzicionit, siç e thotë edhe ish-ambasadori Arvizu. Çdo njeri që ka qënë mbi 10 vjeç besoj do ta mbajë mend atë që ka ndodhur atë ditë.

Fakti që libri del për 10 vjetor përforcon faktin që 21 janari është ngjarje e pahetuar, e pambyllur. Ne dimë se kanë vdekur 4 veta, ndërkohë që pas 21 janarit ka disa gjëra të tjera që duhet të zbulohen: Çfarë ndodhi atë ditë? Kush e shkaktoi dhunën dhe më pas pse u vranë katër vetë?

Libri kujton në mënyrë lakonike të gjithë ngjarjen, nga dëshmitë e gazetarëve, diplomatëve, ish- garditstëve kuptohet se njerëzit janë vrarë në një moment të caktuar kur protesta kishte rënë, kur njerëzit nuk paraqisin rrezik dhe kur dera e kryeministrisë nuk është hapur nga protestuesit, por nga një punonjës i gardës. Dime që s’kishte më shumë se 100 vetë në bulevard, pra kemi vrasje të drejtëpërdrejta nuk u vranë nga ata që qëllonin në ajër.

Nuk është hetuar kush e ka dhënë urdhrin, ka pasur deklarime të ish-kryeministrit që e ka dhënë ai urdhrin. Ata që erdhën në pushtet pas 21 janarit nuk e hetuan ngjarjen me pretendimin se duhet të flasë drejtësia.

Për mua ka qënë përmbyshja e një detyre, misioni. Unë doja të jepja dëshminë time, dëshminë që komisioni hetimor nuk ma kërkoi kurrë.

Unë pratogonist s’kam dashur të jem, kam shkuar si gazetar për të ndjekur ngjarjen me pritshmëri të caktuara pas publikimit të videopergjimit dhe kur Rama fliste për demonstratë. I thashë vetes se t’i duhet të jesh aty për të parë se çfarë do ndodhë. Kurrë askujt nuk i shkoi në mendje që do kishte viktima, nuk e besuam as kur na e thanë. Pastaj i ngarkuar edhe me akuza se ke qënë pjesë e puçit, e them edhe në libër se kisha dilemë nëse është rrëfimi im apo i një puçisti, e them se jam munduar të them të vërtetën. E deklaroj vetë para, se ky është një rrëfim që rrezikon të mos jetë efektiv, por komenti që bëj është mbi fakte të vërteta”,- tha ai gjatë prezantimit të librit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb