Alban Bengasi është avokati i arrestuar gjatë mega-operacionit të SPAK, të shtirë në disa qytete.

Ai njihet si avokati i Florenc Çapjes, ndaj të cilit është lëshuar urdhër-arresti. Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb mësohet se Alban Bengasi, akuzohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’ ndaj shtetases Blerta Brengasi (Ruçi), ish-bashkëshortes së tij.

Për këtë vepër penale akuzohen edhe Nuredin Dumani dhe grupi i tij kriminal.

““Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 130/a/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.”, thuhet në dosjen hetimore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: