TIRANA

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me rastin e sotëm në ‘’Ali Dem’’ të Tiranës ku një person u kap me pistoletë.

Sipas Policisë, kishte informacione se një person qarkullonte me armë, dhe menjëherë u organizua puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Sapo ësthë pikasur, 30-vjeçari R.L, ka reaguar duke hedhur armën përtokë dhe tentoi të largohet me vrap, por u neutralizua.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Qarkullonte me armë zjarri me vete, por falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia lokalizon dhe vë në pranga 30-vjeçarin.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia, është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Ali Demit.

Menjeherë u organizuan shërbimet e Policisë për lokalizimin dhe kapjen e personit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm , shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shigjetat”, bënë të mundur që në lagjen “Ali Demi” të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.L., 30 vjeç, dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb