TIRANE

Gazetarja Klodiana Lala siguron për ‘BalkanWeb’, foton e shtetasit turk Selami Simsek, i cili njihet si mbështetës i Fetullah Gylen, dhe u arrestua në Rinas nga autoritetet shqiptare sëbashku me mësuesin turk Harun Çelik.

Simsek dhe Çelik, u arrestuan në Rinas nga autoritetet shqiptare, pasi do të udhëtonin drejt Torontos, me vizë kanadaze të falsifikuar.

Simsek Pas
Simsek Pas

Ndërkohë më 13 janar ai pritet të dalë para gjykatës së Tiranës, ndaj tij prokurorja e çështjes, Anila Galanxhi ka ngritur akuzën e falsifikimit të vizave, ndërsa do të jetë gjyqtari Ahmet Metalia i cili do të vendimin për fatin e tij.

Harun Çelik u depërtua në Turqi mbrëmjen e 1 janarit në Shqipëria në Turqi. Ai u kap dhe u dënua 5 muaj më parë pasi në Rinas hyri me vizë kanadeze false. Pasi kreu dënimin për falsifikim dokumentesh u depërtua në Turqi por dyshohet se ky veprim ka të bëjë sepse mësuesi turk është pjesë e lëvizjes FETO, të Fetullah Gylen që në Turqi konsiderohet organizatë terroriste nga Presidenti Rexhep Taip Erdogan.Duke qenë se Ankaraja nuk jep dokumente si pasaporta apo karta identiteti për ata shtetas që ajo i konsideron mbështetës të Lëvizjes Gylen, shpesh pjesëtarë të saj zgjedhin dokumente false për tu larguar nga Turqia në drejtim të Perëndimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb