Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur me votë unanime pezullimin nga detyra të prokurorit Sali Hasa, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Kjo masë është dhënë pasi ndaj Prokurorit është vendosur një masë sigurie “arrest me burg”, nën akuzën e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

KLP sqaron se pezullimi ndaj Hasës, zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur ky pezullim.

Kundër këtij vendimi, Prokurori në fjalë mund të bëjë ankimim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kujtojmë që Prokurori Hasa, akuzohet për korrupsion, pasi dyshohet se në këmbim të parave ka hequr ndjekjen penale të Emiljan Miranit.

Madje dhe në një fotografi, të gjendur në dosjen e SPAK për këtë çështje, Prokurori shihet teksa qëndron pranë motrës së Miranit.

Ky i fundit akuzohej për plagosje dhe mbajtje të armëve të ftohta, por pas ndërhyrjes së motrës te Prokurori Hasa, ai është lënë në “arrest shtëpiak”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb