Reperi A$AP Rocky është liruar nga burgu. Sipas Tmz, ai ka paguar një shumë të majme të hollash prej 550 mijë dollarë, (504 mijë euro).

Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, u arrestua për sulm të armatosur në lidhje me një incident që ndodhi nëntorin e kaluar në Hollywood.

Sipas faqes së internetit TMZ, reperi po kthehej me një avion privat nga shtëpia e Rihanna-s në Barbados kur policia e arrestoi atë.

Viktima e sulmit me armë nuk është identifikuar ende. Sipas njoftimit të policisë, ai raporton për lëndime të lehta në dorë.

(TMZ/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb