Banorët e një pallati në Kombinat janë hedhur në protestë, në shenjë kundërshtie për shembjen e kësaj godine, e cila është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës. Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ raportoi se banorët pohuan se pallati në fjalë ishte klasifikuar nga ekspertë të huaj si DS3.

Sipas tij, vetëm pak ditë më parë banorët ishin njoftuar se pallati do të shembje, pasi ishte klasifikuar si DS4. IMT-ja e Bashkisë së Tiranës është ka hasur sot në rezistencën e disa prej banorëve që ende jetojnë në këtë pallat të ndërtuar që në vitet ’70, pasi një pjesë e familjarëve që jetonin aty janë shpërngulur pasi kanë përfituar edhe bonusin e qirasë.

Nga ana tjetër këta banorë kërkojnë që nëse pallati shembet, të ndërtohet një i ri në vendin ekzistues. Tashmë në disa prej pallateve që ndodhen në këtë lagje ka nisur shembja e tyre.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb