Policia e Korçës ka bërë ndalimin e shtetasit Jani Kallanxhi i moshës 61 vjeç, banues në Korçë pasi ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Ngacmimi seksual”, me vajzën e tij të mitur e cila i përket datëlindjes 2015.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se Jani Kallanxhi është denoncuar nga psikologët dhe punonjësit socialë të cilët kanë trajtuar rastin e vajzës e cila ishte rehabilituar në një qendër.

Familja e përbërë nga 3 persona burrë e grua dhe fëmija i tyre rreth 8 vjeç jetojnë në kushte të vështira ekonomike. Gruaja e Jani Kallanxhit vuan nga skizofrenia ndërsa edhe vetë autori i dyshuar, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Vajza aktualisht është rehabilituar në një qendër në Tiranë ndërsa do iu nënshtrohet analizave dhe vizitave të nevojshme për të verifikuar rastin, sakaq policia ka ndaluar autorin e dyshuar dhe po bën të gjitha procedurat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb