TIRANE- Ish-kreu i policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha u dënua nga gjykata e Tiranës me 1 vit e 4 muaj burg, pasi prokuroria e akuzoi për “Shpërdorim detyre”.

Hoxha u denoncua nga një familje në kryeyqtet, pasi këtyre të fundit po i’u grabitej prona në rrugën Reshit Petrela përgjatë vitit 2012 duke u bërë një ndërtim pa leje.

Ndërtimi pa leje përfundoi një karburant i cili dy vite më pas do të prishej nga Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar si një objekt pa leje. Paçka ankesave të familjes në kryeqytet sipas prokurorisë Florenc Hoxha me veprimet e mos veprimet e tij ka lejuar ndërtimin e objektit pa leje edhe pse ligji i jepte të drejtë ta prishte dhe të kallëzonte ndërtuesin abuziv, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

Ndërkohë dënimi i dytë me 4 muaj i konvertuar në shërbim prove që rëndon ndaj Hoxhës është ai i përfshirjes në një konflikt në 2 shkurt 2015, ku sipas gjykatës fjalori i përdorur ka cënuar figurën e
funksionarit publik që Hoxha mbante prej disa vitesh. (Panorama)

FLORENC HOXHA: SULMI POLITIK DHE I STISUR NGA LART
Pas vendimit që Gjykata e Tiranës dha për Ish-kreun e policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor të Tiranës, Florenc Hoxha, duke e dënuar atë me 1 vit e 4 muaj burg, ka reaguar ky i fundit. Me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha e ka cilësuar këtë një sulm politik që vazhdon dhe se është adresuar me urdhër nga ‘lart’.

Sipas Hoxhës, ai është dënuar për një objekt që është ndërtuar në kohën që nuk ishte në këtë detyrë. Ndër të tjera Florenc Hoxha me ironi thekson se përgjegjësinë për këtë akuzë duhet ta mbajte Zyhdi Dajti, ndërsa ka shtuar shprehjen “Romen e dogji Neroni por hajde të dënojmë Galben”

“Sulmi politik vazhdon, dhe standardet e dyfishta ne favor te qeverise vetëm sa shumëfishohen çdo dite. Disa media kane gjetur të bëjnë lajme vendim gjykate ndaj meje, provë e dështuar që në nisje dhe e stisur qartazi nën presion nga “lart”. E vërteta është e thjeshtë dhe do te dalë shumë shpejt. Unë jam proceduar për një objekt që NUK është ndërtuar në kohën kur unë ushtroja detyrën si kryeinspektor i INUV. Fakt ky i vërtetuar lehtësisht dhe i dokumentuar. Ndërsa duhej te mbante përgjegjësi Zydiu i Rames, që ka shkelur ligjin pikërisht për këtë objekt, urdhërohet procedimi penal ndaj meje. Romen e dogji Neroni por hajde të dënojmë Galben! Te vetmet vendime dhe masa administrative ndaj ndertimit pa leje mbajne firmen time ne momentin kur une kam marre detyren e kryeinspektorit te INUV,ndertim pa leje per te cilin Zydin e Rames mund edhe ti jepet nje dekorate per merita dhe kontribute te vecanta ne betonizimin e Tiranes. Standarti i ri: Dekorojme fajtorin, denojme zbatuesin e ligjit!”, citohet në statusin e Hoxhës.

Ndër të tjera Hoxha aludon nësë gjyqtari i çështjes e ka lexuar apo jo dosjen në fjalë, ndërsa tha se drejtësia do vendoset shumë shpejt. “Gjyqtari i çeshtjes, mesa duket zoteron aftesi paranormale te analizes se teksteve, pasi çuditerisht, pak minuta pasi i jane paraqitur konkluzionet nga ana e mbrojtjes ka dale me vendimin ne fjale. Do i kete lexuar valle? Por mbi te gjitha me cfare shpejtesie i ka lexuar, analizuar dhe peshuar dhe ne perfundim vleresuar?! Une jam i përgatitur per sulmet politike, e di qe ato do te vazhdojnë. Por drejtësia do te vendoset shume shpejt. Do ti kërkoja medias ti referohej fakteve, jo inatit apo mllefeve politike te kryeministrit. Ne çdo moment, jam i gatshëm dhe do te mbaj pergjegjesi deri ne fund per detyren qe kam ushtruar. Detyre te cilen e kam ushtruar ne përputhje dhe besnikeri te plote te ligjit.”, përfundon statusin Hoxha.
(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: