Një automjet është përfshirë nga flakët pranë kthesës së Picarit. Menjëherë pas njoftimit për zjarrin, drejt vendngjarjes u nis një automjet zjarrfikës së bashku me grupin e ndërhyrjes.
Me mbërritjen në vendngjarje, zjarrfikësit konstatuan se një autoveturë tip Toyota Auris, me motor nafte, ishte përfshirë plotësisht nga flakët.
Grupi i ndërhyrjes ndërhyri menjëherë me ujë dhe shkumë, duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Pavarësisht ndërhyrjes, automjeti u dogj plotësisht.
Nga ngjarja fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
